Trupat e torturuar nga bandat shokojnë pushuesit në bregun e rezortit të luksit në Meksikë (fotot)

Trupat e masakruar të tre burrave kishin dalë dje në brigjet e një rezorti të njohur luksi në Meksikë duke tmerruar vizitorët e plazhit te Acapulco.

Plazhistët që po shijonin rërën e bardhë të plazheve të Condesa, benë zbulimin e kobshëm të dielën, që besohet se është rezultat i luftës së bandave të trafikut që konkurrojnë për territorin e lakmuar.

Një nga trupat e të vrarëve kishte dorën dhe këmbën të lidhur me një “spirancë” betoni.

Ndërsa viktima e dytë u gjet në rërë me fytyrë të dhunuar.

Prokuroria u vu në dijeni të ngjarjen dhe largoi trupat, ndërsa plazhi ishte rihapur së shpejti.

Por mëngjesin tjetër një trup i tretë u gjet dy km më larg në plazhin Icacos.

Marina vendase tha se trupat ishin gjetur pranë bazës detare të zonës, shkruante e përditshmja, El Pais.

Acapulco është një nga plazhet më të vjetra të Meksikës dhe frekuentohej nga yje të Hollywood deri në fund të viteve 1960-të.

Imazhe piktoreske nga vendi janë publikuar shpesh të aktorëve si Elizabeth Taylor, Frank Sinatra, e Brigitte Bardot ndërsa në 1963 aty u xhirua filmi i Elvis Presley, “Fun In Acapulco”.

Por e kaluara e lavdishme është lënë disi në hije nga problemet aktuale të dhunës teksa në 2019 ai renditej i shtati mes qyteteve më të rrezikshme në botë.

Ndërsa në vitin 2016, vendi shënoi numrin më të madhe të vrasjeve në botë me 918.

Sot numri më i madh i turitëve në Acapulco, janë meksikanë, sipas britanikes The Sun.