Tre ‘sirenat’ shpëtojnë zhytësin nga mbytja në ishullin e Kalifornisë (fotot)

‘Sirenat’ profesioniste shpëtuan një zhytës që humbi ndjenjat nën ujë në gjirin Santa Catalina në Kaliforni.

Një treshe sirenash kanë shpëtuar mrekullisht një burrë nga mbytja pasi humbi ndjenjat në fund të zhytjes së tij në brigjet e Kalifornisë.

Pablo Avila, djali i tij dhe një mik po zhyteshin pranë ishullit Catalina, në jug të ishujve të Kalifornisë dy javë më parë, në ditën që përkonte me një kurs trajnimi të sirenave që zhvillohej aty pranë.

33 vjeçarja Elle Jimenez, zhytëse dhe performuese “sirenë” profesioniste nga Miami, po jepte një mësim të avancuar “sirenash”, të çertifikuar nga shoqata amerikane e zhytësve PADI.

“Ishte hera e parë që po jepja një kurs në Kaliforni,” tha Jimenez për rrjetin Fox News.

Rreth mesditës Jimenez dhe studentët e kursit të saj dëgjuan thirrjet për ndihmë nga një distancë e shkurtër, teksa grupi ishin në ujë.

Jimenez dhe nxënëset e saj të zhytjes Elaina Marie Garcia, 26 vjeçe, dhe Chin Burger, 37, u nisën menjëherë të jepnin ndihmën e tyre, megjithëse mbanin veshur kostumin e sirenës me bisht.

Garcia, nga Kalifornia, ka dhe ajo çertifikatë zhytjeje PADI deh gjithashtu punon si zjarrfikëse, ndërsa Burger, nga Sinajana, Guam, ka një çertifikatë PADI për zhytje të tlira..

Jimenez, Garcia e Burger ishin të vetmet të kualifikuara për të dhënë ndihmë dhe u nisën drejt Avila e shokëve të tij të zhytjes duke i ndihmuar për të hequr pajisjet e rënda.

“Elaina mbërriti e para te Pablo, më pas Great Chin e pastaj unë,” tha Jimenez.

Garcia tha se Avila ksihte humbur ndjejat kur ato mbërritën te ai.

“I dhamë frymëmarrje shpëtimi teksa ishte në ujë. Unë përdora njohuritë që kisha mësuar në trajnim, hoqa shpejt pajisjet e tij të zhytjes dhe nisa t’i jap frymëmarrje çdo pesë sekonda”.

Mes kaosit fotografi i mësimit të sirenave Darren Joshua Leonardi, bëri disa foto të operacionit te shpëtimit.

Në imazhe shihet treshja e sirenave që mbajnë bombolën e zhytjes së Avila pranë sipërfaqes së ujit në gjirin e Santa Catalina.

Jimenez e Garcia shihen duke notuar me bishtin tradicional të sirenës, kurse Burger mban dy krahë në formë lopate në fund të këmbëve.

Leonardi ndihmoi sirenat të sjellin  Avila drejt tokës, tregon Jimenez për rrjetin Fox News.

“Besoj se ishte e shkruar që të luanim këtë rol dhe momenti tregoi se ishim tamam në vendin e duhur”, tha Jimenez.

Vlerësimet ishin të shumta në rrjetet sociale për shpëtimin spektakolar të zhytësit, madje të shoqëruar me kostumin shumëngjyrës të vajzave shpëtimtare.