Tërhiqet nga gara kandidatja për primaret e Shkodrës, Irena Shestani

Tërhiqet nga gara kandidatja për primaret e Shkodrës, Irena Shestani.

Ish-numri dy i PD-së në Shkodër ka konfirmuar se e gjykon të mos jetë pjesë e garës ë primareve për bashkisë e Shkodrës përballë Bardh Spahisë.

Në 13 Nëntor ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për bashkitë e qarkut Shkodër ku u mësuan emrat që do të testohen përballë njëri – tjetrit.

Kryetari në detyrë i bashkisë Shkodër Bardh Spahia deri më sot do të kishte përballë në primare ish numrin dy të PD Shkodër Irena Shestanin, me të cilën ishte përballë edhe në primaret e 6 Marsit.

Por me dorëheqjen e saj nga kjo garë, duket se Spahia do të jetë i vetëm në këtë proces, ndërkohë që mban edhe postin e kryebashkiakut të Shkodrës.