“Tenton grabitjen e pronës më strategjike të Shqipërisë”, Meta akuza Ramës: Po nxit shpopullimin, s’ka në fokus punësimin e shqiptarëve

“Tenton grabitjen e pronës më strategjike të Shqipërisë”, Meta akuza Ramës: Po nxit shpopullimin, s’ka në fokus punësimin e shqiptarëve

Ilir Meta742

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenon të grabisë pronën më strategjike të Shqipërisë, duke iu referuar Portit të Durrësit.

Ai shprehet se premtimi për krijimin e 12 mijë vendeve të punës është i njëjtë me atë për hapjen e 300 vendeve të punës.

“Një kryeministër që po tenton grabitjen e pronës më strategjike të Shqipërisë dhe që nxit shpopullimin, nuk ka në fokus punësimin e shqiptarëve. Justifikimi i tij për krijimin e 12 mijë vendeve të punës është i njëjtë si mashtrimi i tij i pacipë për hapjen e 300 mijë vendeve të punës”, shkruan Meta.