Të bësh biznes në epokën digjitale/ SME Albania, trajtim 3 ditor në “Prestige Resort”, drejtori ekzekutiv: Objektivi, t’u vijmë në ndihmë bizneseve

Të bësh biznes në epokën digjitale/ SME Albania, trajtim 3 ditor në “Prestige Resort”, drejtori ekzekutiv: Objektivi, t’u vijmë në ndihmë bizneseve

Prestige

Në “Prestige Resort” Instituti Shqiptar i Sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme “SME Albania” në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stifftung  organizuan për të gjashtin vit radhazi për tre ditë Akademinë e SME-ve , me temë “Digjitalizimi, nxitës i ndërkombëtarizimit të SME-ve”.

22 pjesëmarrës, përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e të mesme patën mundësinë që të pajisen me njohuri nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas lidhur me çështje si; pronësinë industriale, tregtinë elektronike, ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve te tyre .

Sipërmarrësit thanë se ky trajnim tre ditor ishte shumë i rëndësishëm për ta, pasi qëllimi kryesor i të berit biznes në epokën digjitale të shitjeve online kërkon njohuri të thelluara për të qenë të suksesshëm.

Drejtori ekzekutiv i SME, Elton Shametaj u shpreh se objektivi primar i këtij seminari është t’u vij në ndihmë sipërmarrjeve të biznesit.

Trajnimi 3-ditor u zhvillua në ambientet shumë komode të “Prestige Resort”.

Lajme.online