Super Rashica, Icardi shkëlqen pa Wandën! Galatasaray shënon 7 gola në derbi

Mbrëmje magjike për Galatasarayn dhe tifozët e ekipit më të madh turk.

Skuadra e Okan Buruk fitoi 0-7 derbin e Stambollit kundër Basaksehirit, duke i shkaktuar kundërshtarëve humbjen më të thellë në histori në elitën e futbollit turk.

Dy ekipet ishin me pikë të barabarta përpara nisjes së ndeshjes, por në fushën e blertë diferencat ishin të frikshme. Mauro Icardi ktheu në gol një penallti dhe dhuroi dy asiste. Asist dhuroi edhe Milot Rashica, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe.

Sulmuesi dardan ishte ndër më të mirët në fushë, ndërkohë që regjistroi asistin e dytë në kampionat me pasimin e dhuruar për golin e Dries Mertens. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Galatasarayn, që tani renditet vetëm dy pikë larg Fenerbahces kryesuese, që u befasua në shtëpi nga Giresunspori (1-2)./ Super Sport