“Sulmet cenuan sigurinë kombëtare”/ Debat në Kuvend për “informacionet e klasifikuara”, shefi i DSIK: Nuk u prekën sekretet

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Europian ku po diskutohej projektligji i ‘Informacionit të Klasifikuar” se gjatë muajve të fundit sulmet kibernetike kanë cenuar sigurinë kombëtare.

Deputetja Tabaku ngritit shqetësimin edhe për mënyrën se si akshi ka shpenzuar miliona euro dhe përsëri sistemi është i dobët ndaj sulmeve kibernetike.

Jorida Tabaku iu përgjigj ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Në fund të mbledhjes së Komisionit projektligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Ky projektligj parashikon deklasifikimin e pjesshëm të ish-dosjeve të Sigurimit.