Sulm me armë në Virxhinia/ I riu qëllon me breshëri plumbash studentët e universitetit ku studionte

Tre anëtarë të ekipit të futbollit të Universitetit të Virxhinias janë qëlluar për vdekje.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilat ndodheshin në një autobus të mbushur me studentë që ktheheshin nga ekskursioni.

Ata u sulmuan gjatë kohës që autobusi u fut në garazhin e parkimit në kampusin e universitetit.

Sipas policisë vendase personi i dyshuar 22-vjeçari Christopher Darnell Jones Jr është në paraburgim, për vrasje dhe përdorimin e armëve.

Deri më tani nuk tregohen detajet në lidhje me motivin që çoi studentin e atij universiteti në përdorimin e armëve, gjatë orëve të vona të së dielës.

Viktimat u identifikuan si Devin Chandler student i vitit të dytë, D’Sean Perry student i vitit të katërt dhe Lavel Davis student i vitit të tretë.

Universiteti konsiderohet ndër më prestigjiozët në vend dhe renditet në vendin e tretë në universitetet publike në SHBA.