“Situata me përmbytjet drejt normalizimit”, Peleshi: Nuk shkarkohet më nga Komani. Drini dhe Buna nuk janë kërcënues

Ndërsa njoftoi vendimet e qeverisë, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri Peleshi bëri edhe një pasqyrë të situatës së përmbytjeve në vend.

Pelshi tha se situata po shkon drejt normalizimit, ndërsa theksoi se nga Komani janë ndërprerë shkarkimet.

“Reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar. Uji është tërhequr ¾ e sipërfaqes është liruar, kemi ende sipërfaqe në ujë. Në Shkodër, vijojën të evukuuar 22 familje nga 52 që ishin në fillim 83 persona nga 318 që ishin në fillim, 1305 ha sipërfaqja e përmbytur.

Në Lezhë, 4 banesa me presence uji 1300 ha sipërfaqja e përmbytur. Po minitorojmë jugun, pasi reshjet po zhvendosen.

Drini dhe Buna janë tashmë nën kuotat e nivelit kritik nuk janë më kërcënues. Nuk ka probleme në lumenj të tjerë. Në Durrës, Kukës e Dibër situata po shkon drejt normalzimit.
Akset nacionale të hapura, ndërsa ato dytësore për sa kohë ka reshje ka edhe rrezikshmëri, ndaj apelojmë drejtuesit për kujdes.

Problem mbeten rezervuaret në të gjithë Shqipërinë. Një laj, pozitiv është se në Koman nuk ka më shkarkime, ndërsa në Vaun e Dejës shkarkimet janë minimizuar, nuk ndikojnë në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve.” -u shpreh Peleshi.