Shqiptari aksidentoi të renë në Selanik dhe u largua nga vendngjarja, tezja e vajzës: Shpresojmë për një mrekulli për jetën e saj. Autori kishte qëllim vetëm…

Shqiptari aksidentoi të renë në Selanik dhe u largua nga vendngjarja, tezja e vajzës: Shpresojmë për një mrekulli për jetën e saj. Autori kishte qëllim vetëm…

Shqiptari

Zbardhet dëshmia e nënës së vajzës që u aksidentua nga një i ri shqiptar në Selanik.

“Vajza ime e vogël ishte e sigurt pranë familjes së saj deri në orën 11 të mbrëmjes, deri sa takoi makthin”, tha nëna e saj.

Nëna e vajzës së re, e cila është me origjinë nga Chania dhe ka studiuar në Shkollën Veterinare të AUTH-së, thekson se gjendja shëndetësore e së bijës cilësohet tejet kritike nga mjekët e spitalit Papageorgiou.

Shqiptari pasi e aksidentoi të renë, u largua nga vendi i ngjarjes, për t’ju shmangur arrestimit.

Për protothema.gr foli edhe tezja e vajzës 21-vjeçare, e cila deklaroi se Ema u largua nga Chania në fluturimin e fundit për në Selanik.

“Ajo nuk donte të merrte makinën e saj në Selanik, të shkonte në një qytet të huaj dhe të na shqetësonte. Ajo nuk pinte, donte të ishte e sigurt. Tani shpresojmë për një mrekulli për jetën e saj. Situata është shumë e vështirë. Policia është në kërkim të autorit, por edhe nëse do ta gjejë do të dalë dhe do të jetë i lirë. Sot ishte mbesa ime, nesër do të jetë një tjetër fëmijë. Ai që e shtypi

uk kishte ndërmend të ndalonte. Ai nuk donte ta ndihmonte vajzën. Ai donte të largohej, u kthye mbrapa dhe e shkeli përsëri dhe gjithçka që i interesonte ishte largimi nga skena. Ky njeri nuk ka ndjenja, ai bëri atë që donte”, thekson tezja.

Tashmë 30-vjeçari shqiptar, i cili është identifikuar nga policia, është shpallur në kërkim.

Lajme.online