“Shqiptarët i duhen Skocisë”, thirrja e priftit anglez: Ndihmojini, jepuni leje pune

Retorika e deputetëve konservatorë anglezë  dhe vetë ministres Suela Braverman ndaj shqiptarëve që mbërrin me gomone është shpalosur e ashpër në kufijtë e racizmit e diskriminimit.

Ndryshe nga deklarimet e tyre se “kriminelët shqiptarë po pushtojnë Anglinë”  kreu kishës në qytezën Manston ku mbahen emigrantët në një qendër pritje,  thotë se ata nuk duhet të dëbohen.

Sipas klerikut Guy Wilson i intervistuar nga The Epoch Times, Anglia ka nevojë për forcë punëtore dhe shqiptarët meritojnë të pajisen me leje pune.

““Ne e kemi për detyrim për tu kujdesur për ata duke u dhënë strehim e ushqim. Ne në Angli dhe Skoci kemi një forcë punë të reduktuar. Shumica e shqiptarëve që kanë mbërritur nga Shqipëria janë të moshës 18 deri 30 vjeç. Mundësia e punësimit të tyre duhet të shihet nga kryeministria e Skocisë Nicola Sturgeon. Ata mund ti bashkohen forcës së punës duke marrë leje punësimi në Skoci duke i dhënë shtytje ekonomisë së skoceze.”

Arben Berisha i sapo mbërritur në Angli tha për The Epoch Times se “ për anglezët të gjithë shqiptarët janë kriminelë. Jo, ne nuk jemi. Ne duam thjesht të punësohemi”. Sipas autoriteteve britanike këtë vit kanë mbërritur në shtetin ishull me gomone 12.000 shqiptarë.