Shpërthimi me gjashtë viktima në Stamboll, mediat e huaja publikojnë foton: Një grua u pa duke vendosur një pako në…

Shpërthimi me gjashtë viktima në Stamboll, mediat e huaja publikojnë foton: Një grua u pa duke vendosur një pako në…

Turi

Autoritetet turke po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkakun e shpërthimit që tronditi këtë të diel Stambollin.

Shpërthimi la të vdekur të paktën gjashtë persona dhe ndodhi në sheshin Taksim në Stamboll, ndërkohë që mediat e huaja kanë publikuar momente të një gruaje të dyshimtë si e përfshirë në këtë ngjarje.

Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një pako në rrugën Istiklal.

Ndonëse fotoja është e paqartë ajo ka bërë xhiron e rrjetin duke u shpërndarë në mënyrë të shpejtë.

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan e cilësoi sulmin si “të pabesë”, duke theksuar: “policët tanë shkuan në vendin e krimit dhe të plagosurit tanë u dërguan në spitalet e zonës. Përpjekjet për të dorëzuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre.”

Lajme.online