Shoqërohet në polici nipi i deputetit të PS-sës

Policia ka ndaluar Ramazan Rrajën nipin e deputetit të PS, Rahman Rraja.

Mësohet se ai është ndaluar gjatë një aksioni policor teksa lëvizte me makinë të blinduar në Qafe-Kashar.

Policia e Shtetit po kryen një kontroll për makinat e blinduara në Tiranë.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë Krujës për t’u marrë në pyetje por në atë kohë nuk është gjetur.