“Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni për në Angli”, studenti nga Lazarati: Ai që duhet të largohet është Rama dhe klika e tij. Urrejtja e popullit…

“Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni për në Angli”, studenti nga Lazarati: Ai që duhet të largohet është Rama dhe klika e tij. Urrejtja e popullit…

Protesta3222222

Student i inxhinierisë së Ndërtimit, Olsi Kasemi, në fjalën e tij në protestën e opozitës PARA Kryemnistrisë, u shpreh se sot në protest është vetëm pasi shokët e tij kjanë larguar tashmë nga vendi me gomone apo kamionë.

Ai tha se mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama dhe klika e tij.

“Jam nga Lazarati. Student dhe i punësuar. Jam këtu për të mëbshtetur protestën që po rikthem shpresën tek qytetarët.
Bashkë me katër shokë erdha në Tiranë, por një nga një mi mori gomonia apo kamioni.
Jam vetëm në këtë protest ta, ndaj shpesh mendoj edhe vetë largimin tim nga Shqipëria por kuptoj që ai që duhet të largohet është rama dhe klika e tij e qelbur e jo rinia.

Urrejtja e një populli që lëngon ka nisur të ngjisë uraganin e Lirisë.”, tha ai.

Lajme.online