Sherr mes të rinjve në Korçë, Një person mbërrin në ugjencë i plagosur me thikë

Një i ri 27 vjeçar nga fshati Mborje është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, I plagosur me mjet prerës në bark.

Sipas informacioneve paraprake gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim.

Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27 vjeçari me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.

Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.