Shëndetësia falas që nuk ekziston/ Në fshatrat e Bulqizës, banorët nuk kanë mjekë

Shumë fshatra në bashkinë Bulqizë vuajnë mungesën e e shërbimit mjekësor për shkak të mbylljeve të qendrave ambulatore.

Për banorët e fshatrave të thella malore situata është më e keqe. Dushaj dhe Lepuraka në njësinë administrative Fushë Bulqizë, kanë pesë vjet pa qendër shëndetësore.

Banorët shprehen se “nuk arrijmë ta marrim shërbimin shëndetësor pasi deri më sot nuk kemi parë asnjë mjek që të vije për shërbim”.

“Më të vështirë e kemi gjatë dimrit pasi rrugët bllokohen për shkak të dëborës, ka pasur raste edhe të rënda që i kemi mbajtur ne krahë”- shprehen ata.

Të moshuarit që kërkojnë një kujdes më të madh shëndetësor janë ata që vuajnë pasojat e shëndetësisë që duhet të arrijë më parë në fshat e më pas të jetë falas.