SHBA vendos sanksione të tjera ndaj zinxhirëve furnizuese ushtarake të Rusisë

SHBA-ja shënjestroi zinxhirët e furnizimit të ushtrisë ruse ditën e sotme, duke vendosur sanksione ndaj 14 individëve dhe 28 subjekteve.

Sipas tyre ato ishin pjesë e një rrjeti transnacional që prokuron teknologji për të mbështetur Moskën.

Thesari i SHBA-së sanksionoi gjithashtu anëtarë të familjes së oligarkut rus Suleiman Kerimov, si dhe individë për të cilët u tha se punonin si lehtësues financiarë në rrjetin e ‘Suleiman’.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërpresin zinxhirët e furnizimit ushtarak të Rusisë dhe të imponojnë kosto të larta për fuqizuesit e Presidentit Putin, si dhe të gjithë ata që mbështesin brutalitetin e Rusisë kundër fqinjit të saj”, u shpreh Antony Blinken në një deklaratë.

Sip[as Sky News, SHBA futi në listën e zezë Milandr, një kompani ruse mikroelektronike që Uashingtoni ka deklaruar se është pjesë e strukturës së kërkimit dhe zhvillimit ushtarak të Moskës.

Ai gjithashtu ka caktuar tre subjekte të lidhura me kompaninë dhe disa drejtues të kompanisë.