Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe protesta e 6 dhjetorit/ Zheji: Ka një risk, duhet një teknikë komunikimi e veçantë. Lubonja: Tubimi për të tërhequr vëmendjen për…

Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe protesta e 6 dhjetorit/ Zheji: Ka një risk, duhet një teknikë komunikimi e veçantë. Lubonja: Tubimi për të tërhequr vëmendjen për…

Zheji Lubonja

“Pikat mbi i” në News24 ka pasur në fokus sot 6 dhjetorin, ditën kur pritet të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe është paralajmëruar protesta e opozitës.

Analisti Artur Zheji tha se mund të ketë një risk, se si do profilizohet protesta.

Ai vuri theksin te nevoja për një teknikë komunikimi të veçantë. Ndërsa analisti Fatos Lubonja tha se duhet të tërheqë vëmendjen për realitetin tragjik në vend.

Zheji: Vendimet i merr Berisha në opozitë. Takimi me Metën tregon që ndoshta janë duke koaliduar një deklaratë të përbashkët. Këtu ka një çështjes, e drejta për protestë ka 365 ditë viti, po të zgjedhësh datën 6 ka një simbolikë. Simbolika është kjo që zbarkojnë 27 kryeministra në Ballkan për të zgjidhur hallet e Ballkanit Perëndimor dhe opozita del në protestë. Për mua këtu nuk ka ndonjë gjë as të mirë, por mund të ketë një risk. Qoft Scholz, qoftë Macron janë mësuar me protesta, por risku është ky, si do profilizohet protesta. Protestë kundër Ramës, apo edhe kundër atyre europianëve Macron dhe Scholz që kanë interlokutorë dhe Ramën.

Po u pa si një situatë për të prishur një festë, një samit në vend ta ndërkombëtarizojë kauzën e bën që ata të shohin në një optikë tjetër. Unë uroj që 50% pozitiv, mirëkuptimi i asaj proteste të prevalojë mbi rikonceptimin tjetër.

Fakti që nuk kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për të mos theksuar domosdoshmërinë e 6 dhjetorit lë një spirale.

Lubonja: Mendoj që data ka lidhje me samitin dhe për të rimarrë ato që tha Zheji, mendoj se kjo protestë duhet të jetë e veçantë në krahasim me protestat e tjera, pikërisht se është samiti.

Ka një rrugë të mesme që është ajo që të ndërgjegjësohen dhe këta se çfarë ndodh në këtë vend. Para pak kohësh patëm gjithë ngjarjet e Britanisë, 12 mijë shqiptarët që ikën atje dhe aty u ngrit problemi ore çfarë ndodh në atë vend dhe vetëm kur ndodh një gjë që prek ata, atëherë filluan të vijnë këtu gazetarë. Fatkeqësia e Shqipërisë që vetëm kur bëhet mullar ata vijnë këtu.

Në këtë kuptim në qoftë se ajo bëhet në 6, bëhet minimalisht për t’i ndërgjegjësuar këta njerëz.

E veçanta është që vijnë ndërkombëtarët, kryeministrat. Nuk ka kuptim që të bëhet në këtë datë dhe të bëhet një protestë si të tjerat. Protesta duhet t’u drejtohet dhe atyre, me vënien në dukje se çfarë ndodh në Shqipëri. Unë jam nga ata që i quaj dhe përgjegjës, të paktën diplomacinë e atyre vendeve për çfarë ndodh në Shqipëri.

Edi Rama ka ndërtuar një rrjet të tërë lobimi, mbulimi të këtij realiteti. Në një vend ku shteti dhe krimi janë bërë dikush duhet të bëjë diçka. Ajo që ndodhi në Britani është simptomë e asaj që po ndodh në Shqipëri. E kuptoj që këtu është delikate puna, por është më pozitive që ta bëjnë në këtë mënyrë, me idenë ktheni sytë këtu, mos u merrni me samitin se po ikin gjithë shqiptarët.

Zheji: Ne kemi mbivlerësuar rolin e ndërkombëtarëve, edhe në kohën e komunizmit.

Fakti që vijnë 27 kryeministra në Shqipëri, do të thotë që e konsiderojnë Shqipërinë një vend normal. Fakti që vijnë, vijnë dhe shërbimet sekrete të vendeve të tyre.

Samiti është jo për t’i dhënë dekorata Ramës dhe qeverisë shqiptare, por për t’i treguar të gjithë Ballkanit që ne jemi me ju dhe Europa, jo vetëm SHBA.

Mendova që në teknikën komunikatave të saj të ketë një gjë të veçantë.

Çfarë teknike komunikatave do ketë që të tërheqë vëmendjen e samitit, por të mos thonë ata po këta ç’janë. Duhet gjetur një teknikë komunikimi e veçantë.

Lubonja: Vure theksin e stabilokracia. Ata kanë ardhur në një vend të qetë. Vend i qetë është dhe Turqia e Erdoganit. A duam ne që t’i fuqizohet këtij autokratit tonë pushteti edhe më? Apo kemi gjithë këto probleme që në fund të fundit janë rrezik i madh për stabilitetin e Ballkanit.

Një opozitë që arrin të tërheqë vëmendjen me aq sa mundet për realitetin tragjik shqiptar, edhe me një protestë. Problemi është sa më shumë shëtitje në bulevard dhe sa më shumë njerëz, mundësisht mos të dalin fare nga bulevardi. Kjo është forma.

Zheji: Logjika e ushqyer nga një ekuacion i thjeshtë, por rrënjësor që duhet bërë opozitarizëm në mënyrë permanente dhe radikale duhet të pranosh që është situata radikale duhet të bësh një protestë radikale.

Këto u provuan, nuk lëvizi gjëja, ngeli gjëja. Kanë 365 ditë, mund të zgjedhësh çdo lloj dite, por kjo ditë duhet menduar mirë, s do komunikosh me kryeministrat, me shpurën e tyre, me strategët e tyre.

Unë nuk mendoj që Rama të ketë kaq shumë fuqi sa të lobojë që të vijë Macron dhe Scolz në Tiranë dhe 27 km të tjerë. nuk mund të jenë kukulla të një regjisori. Ky na del një regjisor kaq i madh dhe me kaq interesa në Shqipëri, sa ky arrin të marrë dhe presidentin e Francës dhe kancelarin gjerman.

Lubonja: Unë thashë që ka ndërtuar një lobing, një fuqi. Ne këtu kemi një regjim gangsterësh që këta e mbështesin dhe për aftësitë politike.