Rinisin hetimet për kenianen! Prokuroria detyra të reja për policinë për të zbuluar autorët e dhunimit

Janë kthyer në pikën zero hetimet për dhunimin e 22-vjeçares nga Kenia e cila kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Pas hetimeve të kryera që prej gushtit Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të Plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në Polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.

Top Channel mëson se gjatë kësaj jave oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhjem mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi I kazinosë dhe shoferi që  e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.

Në ndihmë të hetimit priten të jenë shë akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi I saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën .

Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të resë janë shkaktuar nga rënia nga lartësia prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte.