“Rama ka vendosur nën thundër gjithçka”, Salianji për dënimin e poetes Ahmeti: Ramistët s’njohin asgjë veç parasë. Kush nuk paguan rryshfet…

“Rama ka vendosur nën thundër gjithçka”, Salianji për dënimin e poetes Ahmeti: Ramistët s’njohin asgjë veç parasë. Kush nuk paguan rryshfet…

Salianji 1

Deputeti i Partisë Demorkatike Ervin Salianji ka reaguar pas dënimit të poetes Mimoza Ahmeti, pasi rikonstruktoi shtëpinë e cila u dëmtua nga tërmeti.

Salianji i shpreh se kryeministri Rama është si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë.

Postimi i plotë:
Regjimi i Ramës është i neveritshëm dhe ka fytyrën e pështirë të drejtuesit!

Tipikisht si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë!

Raportimi nga mediat se sistemi Rama ka dënuar Mimoza Ahmetin për riparime njësoj siç bëri me Bojken Lakon pak kohë më parë fakton dhe njehere brutalitetin e injorancës që Rama e ka ngrit në piedestal. Ramistët nuk njohin asgjë perveç parasë, institucionet e tij dhunojnë këdo që nuk paguan ryshfet! Cilido qe perpiqet te zbatoje ligjin apo të mos perfshihet në paligjshmeri dënohet!

Të gjithë gangot e pushtetit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe as i prek, as i prish dhe as i dënon askush, janë të paprekshmit e Ramës! Për oligarkët ligji nuk ezkiston, ata bëjnë ligjin! Ka muaj qe KM as pergjigje nuk më kthen dot per oligarkët e ndërtimeve, ja kanë mbyllur gojën!

Shkresa 2 muaj ende pa përgjigje!

Lajme.online