“Rama dhe Basha pas aferës së Portit të Durrësit”, ish-kreu i PD i përgjigjet Berishës: Sa herë do të fshehë diçka, non-grata hap thesin e mashtrimeve! E vërteta…

“Rama dhe Basha pas aferës së Portit të Durrësit”, ish-kreu i PD i përgjigjet Berishës: Sa herë do të fshehë diçka, non-grata hap thesin e mashtrimeve! E vërteta…

Basha'

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në ‘Facebook’, ndërsa i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Gjithashtu Basha thekson se sa herë kërkon të fshehë diçka non-grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve.

Reagimi:

Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.