Protesta e opozitës/ Rakipllari: Nuk iu realizua profecia Ramës, s’do kenë efekte destabilizuese. Zheji: Linja e kuqe e kapërcimit të protestës i djeg liderët

Protesta e opozitës/ Rakipllari: Nuk iu realizua profecia Ramës, s’do kenë efekte destabilizuese. Zheji: Linja e kuqe e kapërcimit të protestës i djeg liderët

Zheji Rakipllari

“Pikat mbi i” në News24 kishte sot në fokus protestën e 12 nëntorit. Të ftuar në studio analisti Artur Zheji dhe drejtori i News24 Robert Rakipllari analizuar dhe fjalimet e dy liderëve Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Rakipllari tha se nuk iu realizua profecia Ramës, pasi protesta kishte një pjesëmarrje të lartë dhe nuk pati incidente.

Nga ana tjetër Zheji u shpreh se linja e kuqe e kapërcimit të protestës i djeg liderët.

Rakipllari: Që është prekur vota, Berisha këtu ka të drejtë. Berisha ka shkuar dhe më tej, ka thënë që ato kanë qenë protesta që nuk kanë pasur konsistencë. Jemi përballë faktit të kryer që kemi të njëjtin lloj proteste, ndoshta me një pjesëmarrje të lartë. Berisha ka qenë frymëzuesi kryesor i atyre protestave.

Zheji: Pse ndërkombëtarët i kanë lejuar, unë nuk them që i kanë bekuar, por nuk kanë ndërhyrë.

Zheji: Meta korri më shumë fryte nga angazhimi që bëri më 12 nëntor.

Rakipllari: Meta ka një pozitë më të konsoliduar. Gjatë kohës që ka qenë president ka qenë një faktor i rëndësishëm opozitar dhe faktori opozitar e sheh me simpati për shkak të përplasjes me Ramën dhe sa kohë ishte në Presidencë ishte faktori i bllokimit të disa akteve të qeverisë Rama.

Sinergjia Berisha-Meta më natyrale se ajo e krijuar nga Basha-Kryemadhi.

Ajo që vumë re nga protesta ishte pjesëmarrja shumë e lartë. Reagimet e vakëta që erdhën më tej nga maxhoranca kishin të bënin me faktin që Berisha dhe Meta nga ata janë vizatuar si dy personazhe të rrëmujshëm, të dhunshëm, që mund të sjellin probleme për pjesën gri të shoqërisë. Nga pikëpamja e organizimit, besoj që edhe qeveria ishte e zhgënjyer dy herë qoftë nga pjesëmarrja ishte e lartë dhe qoftë nga fakti që nuk iu realizua profecia Ramës që këta janë rublaxhinjtë rusë dhe duan të krijojnë destabilitet etj.

Zheji: Kryemadhi do mbetet gjatë në kujtesën e publikut si femër. Nëse ne do kishim një Georgia Meloni, do ishte ajo, deri tani. Ka tamam fizionominë dhe tipologjinë e një femre shumë energjike dhe pasiononte, të cilën turmat e duan.

Rakipllari: Fjalimi i Metës ishte fjalim politik për mua, por që nuk ndryshonte nga retorika e tij e përditshme. Ishte i qartë që nuk ka kompromis me Ramën. Mendoj që Meta dhe PL është përpara PD-së me akuzat. Mendoj që dhe këto arrestimet që janë bërë për inceneratorët janë bërë nga denoncimet e faktuara të znj. Kryemadhi dhe PL. Meta kishte një fjalim të fortë politik kundër km Rama, por që ngeli këtu, nuk kishte një mesazh që ndryshonte nga retorika e tij të përditshme. Te Berisha kishte një lloj surprize, që për mua ishte mesazhi për ndërkombëtarët.

Zheji: Një nga gjërat që ka ca kohë në konferencë shtypi që oligarkët nuk përmendën fare. Kjo do të thotë që këta oligarkët, këta zotërinjtë që dominojnë shoqërinë shqiptare, tepër miqësorë nga ana e qeverisë, sikur kanë dalë nga fjalori i z. Meta dhe z. Berisha. Si duket po sillen mirë. Ose mund të ketë një refleksion.

Rakipllari: Ka disa teori për këtë. Që kur përmendën, përmendën për gjoba. Rëndësi ka të denoncohet shkelja e ligjit dhe aferat e qeverisë. Dhe kur përmendeshin nuk kishte ndonjë efekt, oligarkët vazhdonin të pasuroheshin.

Zheji: I shpërndanin ata.

Rakipllari: Nuk e di këtë pjesë, nuk e njoh këtë situatë.

Zheji: Duke qenë një vend anëtar i NATO-së, duke qenë që qoftë Berisha dhe Meta duan që ndërkombëtarët të fiksojnë një kartolinë sa më norvegjeze, për të qenë të denjë për pushtetin. Këta tani do jenë verbalisht shumë radikalë, por brenda kornizës së një vendi anëtar të NATO-s, kur aq më tepër një vend i NATO-s është në luftë. Ndaj më kërciti ajo që tha Berisha, vota, destabilizimi bëri një binom në fije të perit, për një lider që do të vijë km pas 3 vitesh. në këtë pikëpamje parashikoj që në qoftë se nuk ka protesta spontane, mendoj që protestat do jenë të rregullta. Sepse linja e kuqe e kapërcimit të protestës i djeg liderët, të cilët duan të jenë sa më të shenjtëruar në sytë e ndërkombëtarëve.

Rakipllari: Duhet të jemi të qartë që qeveria nuk rrëzohet do me protesta të thirrura nga partitë opozitare. Kjo lloj pritshmërie që shpesh herë u krijohet militantëve, ne që merremi me këtë punë nuk na bën përshtypje. Ne jemi në një situatë e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment. Shqipëria e para është një vend që qeveriset në mënyrë autokratike. E dyta vendi qeveriset me borde komuniste dhe vendosen një ditë po, një ditë jo. Efektet e luftës në Ukrainë, efektet e krizës globale këtu ndihen më tepër për shkak të monopoleve qeveritare. Fakti që jemi një vend autokratik këtu ka kosto shtesë.

Në nëntor çmimi i energjisë nuk u rrit për shkak të protestës. Në dhjetor është e sigurt që do ta kemi. Një dimër i vështirë po vjen dhe nuk e përjashtoj faktin që grupe shoqërore të ndryshme, shtresa të mëdha sociale mund të ngrihen dhe të ketë revoltë. Opozita është në misionin e saj që t’u prijë. Situata është e vështirë për shkak të kostove shtesë. Kemi një diferencë shumë të madhe, një polarizim shumë të madh.

Efektet e buxhetit dhe paketës së re fiskale do të ndihen në janar.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, çmimi i karburanteve. Borde të tilla nuk ka në asnjë vend të Europës, rajonit jo e jo. Ne kishim lajmin që dibranët shkonin në Maqedoni për t’u furnizuar. Protestat nuk mendoj që do kenë efekte destabilizuese.

Zheji: Shqiptarët preferojnë më mirë që të ikin në Maqedoni dhe të mbajnë radhën se të lëvizin këtu.

Rakipllari: Ai është refuzim që i bëhet gjendjes këtu.