Presidenti polak në bisedë telefonike me Biden

Presidenti polak Andrzej Duda tani është duke biseduar me homologun e tij amerikan Joe Biden, në lidhje me sulmin me raketa që i mori jetën dy personave, sipas kreut të Sigurisë Kombëtare të Polonisë.

Është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë se presidenti Biden ishte informuar më heret mbi sulmin ndaj Polonisë.

Presidenti Biden ndodhet aktualisht në Bali të Indonezisë, ku do të jetë deri në orët e vona të natës.