Presidenti Begaj pret homologun e tij nga Azerbajxhani

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Ceremonia shtetërore e pritjes nisi në Pallatin e Brigadave në orën 10:30, ndërsa në orën 11:20 do të ketë një deklaratë për mediat nga dy presidentët.