Policia italiane ‘shpërbën’ grupin kriminal, mes tyre 2 të rinj shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës, heroinës e kanabisit

Policia italiane ‘shpërbën’ grupin kriminal, mes tyre 2 të rinj shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës, heroinës e kanabisit

Questura Polizia 4 653x348

Autoritetet italiane në qarkun e Potenzës kanë finalizuar së fundmi një operacion policor që solli arrestimin e 21 personave të përfshirë në trafikimin e lëndëvë narkotike, mes tyre edhe 2 shtetasve shqiptarë.

Raportohet se grupi kriminal fokusohej në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike si kokainë, heroinë dhe kanabis të cilat i shisnin në zonën e Materas, veçanërisht në Montescaglioso.

Ndër të arrestuarit mes shtetasve italianë bëjnë pjesë edhe 2 shqiptarë të qujatur Aldo Hasa, 27 vjeç dhe Ervin Hasa 35 vjeç, ndërssa lista plotësohet nga disa shtetas italianë të cilët kanë precedentë të mëparshëm penalë për përfshirje në luftën mes klaneve mafioze.

Lajme.online