Policia aksion në Qafë-Kashar, ndalohet me mjet të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS

Policia aksion në Qafë-Kashar, ndalohet me mjet të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS

Aksion

Pas një aksioni policor, është ndaluar me makinë të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Aksioni policor është zhvilluar në Qafe-Kashar. Deri më tani nuk dihet se për çfarë është ndaluar Rraja. BalkanWeb ka siguruar dhe pamje nga operacioni, ku shihet dhe mjeti i blinduar.

Kujtojmë se Ramazan Rraja është një emër i lakuar nga policia, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Për akuzat në fjalë, Rraja tha asokohe për “News24” dhe “BalkanWeb” se sulmohej pasi ishte nip i deputetit të PS, duke mohuar kategorikisht se kishte lidhje me ngjarjen.

Lajme.online