“Po u mbyllet goja sipas nenit për agjitacion e propagandë”, deputetja e PD publikon urdhrin e qeverisë: Ministria e Kulturës detyron artistët të marrin leje për të folur

“Po u mbyllet goja sipas nenit për agjitacion e propagandë”, deputetja e PD publikon urdhrin e qeverisë: Ministria e Kulturës detyron artistët të marrin leje për të folur

Ina Zhupa

Deputetja e PD Ina Zhupa ka denoncuar Ministrinë e Kulturës, që sipas saj përmes një “urdhri antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e Operas dhe Baletit e Ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht”.

“Mbyllja e gojës artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë është skandali i rradhës i ministrisë së kulturës. Shkelje flagrante e kushtetutës dhe e kodit të punës”, shprehet ajo, ndërsa shton se “këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera”.

2b4efecc 6c44 4f8b 8627 91b7ba2b8f6d
2b4efecc 6c44 4f8b 8627 91b7ba2b8f6d

Reagimi i plotë:

Mbyllja e gojës artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë është skandali i rradhës i ministrisë së kulturës. Shkelje flagrante e kushtetutës dhe e kodit të punës.

Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak.

Të jesh artist mbi të gjitha je njeri i lirë, i pavarur! Këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera.