“Po propozohet si port jahtesh, por…”/ Inxhinieri bën deklaratën e fortë: Video e Alabbar për shitjen e apartamenteve në Durrës është fshirë

“Po propozohet si port jahtesh, por…”/ Inxhinieri bën deklaratën e fortë: Video e Alabbar për shitjen e apartamenteve në Durrës është fshirë

Inxhinieri

Porti i Durrësit ishte në fokus të bisedës mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ne News24.

Inxhinieri Ardian Muka, deklaroi se Alabbarit dhe të gjithë atyre dhe që janë pas këtij grupi po i falen 81 hektar sipërfaqe portuale në vijën e parë të ujit.

“Kam pasur rastin që ta regjistroj sepse nuk gjendet më në kanale tv një intervistë që bëri presidentit i Alabbar nga poshtë kullës , ku iu përgjigje pyetjes për gazetar të njohur shqiptar; për sa kohë do mbarojë investimi 2 mld në Portin e Durrës, ky thekson se: kjo nuk varet nga unë.  Varet se si do të shkojnë shitjet e apartamenteve. Po ta kërkoni në youtoobe nuk është. Kjo është filozofia që ky grup po vjen dhe po propozon për Portin e Durrësit. Ne zotit Alabbar dhe të gjithë atyre dhe të gjithë atyre që janë pas këtij grupi po i falen 81 hektar sipërfaqe portuale në vijën e parë të ujit, por edhe 67 hektar ujë, sipërfaqja e Portit të Durrësit është 67 hektar ujë në të cilën ata pretendojnë që do ndërtojnë këtë Marinën e famshme. Kjo në aspektin urban jep problematike,. Po propozohet sikur po jepet ndërtimi për një port Jahtesh ndërkohë që në vetvete do të ndërtohen 12 mijë e 600 apartamente. Pra nuk ka lidhje as me pjesën turistike, flasin vetëm për dy hotele që janë zhvillim turizmi. Pra 33 % do i takojnë qeverisë shqiptare dhe këtu ka një pikëpyetje të madhe”, tha ai.

Lajme.online