Përgjaket aksi Fushë-Krujë- Milot, fuoristrada përplaset me furgonin, 2 të plagosur rëndë transportohen drejt Traumës

Përgjaket aksi Fushë-Krujë- Milot, fuoristrada përplaset me furgonin, 2 të plagosur rëndë transportohen drejt Traumës

5455454545

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Milot, në afërsi të fshatit  Derven.

Gazetari Juli Shota raporton për BalkanWeb se një Fuoristradë “Benz” me targë AA 363 AM, është përplasur me një furgon mallrash me targë AA 670 RP.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Krujë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.