Përfshihet nga flakët një godinë e braktisur në Fier, pranë një blloku banimi

Përfshihet nga flakët një godinë e braktisur në Fier, pranë një blloku banimi

Zjarrii

Merr flakë një godinë e braktisur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit. Flakët kanë shpërthyer brenda mjediseve të godinës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Godina ndodhet pranë drejtorisë së ujësjellësit në Fier, në afërsi të një blloku banimi. Menjëherë kanë mbërritur uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse për të neutralizuar zjarrin i cili ka avancuar në të gjithë objektin.

Objekti prej kohësh është i braktisur dhe i pabanuar. Nuk dihen shkaqet e zjarrin në një ditë me shi si kjo e diel në Fier.