Përfshihet nga flakët godina e braktisur në Fier

Një godinë e braktisur në lagjen 1 Maji në Fier ka marrë flakë.

Godina ndodhej pranë drejtorisë së ujësjellsit në Fier, në afërsi të një blloku banimi. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Policia dhe zjarrëfikëset kanë netrualizuar zjarrin i cili ka vazhduar në të gjithë objektin. Godina prej kohësh ka qenë e braktisur dhe e pabanuar.