Pas mbylljes së protestës, Meta paralajmëron të tjera tubime: Do garantojmë llogaridhënien për Ramën

Pas mbylljes së protestës, Meta paralajmëron të tjera tubime: Do garantojmë llogaridhënien për Ramën

Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas përmbylljes së protestës së thirrur nga opozita e bashkuar, paralajmëroi të tjera protesta.

Meta u shpreh nga jashtë selisë së Partisë së Lirisë se do të garantojnë shumë shpejt llogaridhënien për Ramën.

Po ashtu ai tha se; “Kemi energji për organizimin e protestave sidomos kur bëhet fjala për të mbrojtur lirinë dhe atdheun nga një mafie që e urren popullin dhe rininë tonë”.

Duke u ndalur te bashkëpunimi me Berishës, Meta tha; “Kemi dy emërues të përbashkët, referendumin dhe primaret”.

Lajme.online