Padi për Portin e Durrësit? Meta: Kërkohet të asgjësohet. Do të bëjmë të gjitha veprimet për të parandaluar këtë krim. 12 mijë vende pune? Mashtrimet e rilindjes

Padi për Portin e Durrësit? Meta: Kërkohet të asgjësohet. Do të bëjmë të gjitha veprimet për të parandaluar këtë krim. 12 mijë vende pune? Mashtrimet e rilindjes

Meta 1

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se do të bëjnë të gjitha veprimet për të parandaluar projektin e Portit të Durrësit.

Ai tha sot në një konferencë me gazetarët se Rama është i marrë peng nga ata që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe që e kanë arritur deri tani duke shkatërruar edhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë, duke pasur portin e Durrësit sepse ky asgjëson Portin e Durrësit.

“Do të bëjmë të gjitha veprimet për të parandaluar këtë krim monstruoz që mund ta bëjë vetëm një njeri i marrë peng, nga ata që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe që e kanë arritur deri tani duke shkatërruar edhe potencialin e jashtëzakonshmë që ka vendi ynë, duke pasur portin e Durrësit sepse ky asgjëson Portin e Durrësit dhe ndërtimi i një porti i ri jo vetëm do të ishte i kushtueshëm dhe do të kërkonte kohë, por do të devijonte trafikun në portet e tjera të rajonit. Është një histori tepër e qartë”, tha Meta.

I pyetur për deklaratën se hap 12 mijë vende pune, Meta e krahasoi me 300 mijë të premtuarat nga rilindja dhe kujtoi se 700 mijë shqiptarë janë përzënë.

“Janë si ato 300 mijë vendet e punës që do të hapte Rilindja. 700 mijë shqiptarë të përzënë nga Rilindja. Janë mashtrimet e Rilindjes. Ky është inceneratori i Tiranës?
Ku është investimi i guaskës nga Holanda. Janë lekët e taksapaguesve që shkojnë te guaskat dhe ato i di shumë mirë Edi Rama dhe si i ndajnë”, tha ai.

Duke u rikthyer te protesta e 12 nëntorit dhe nëse ajo ia arriti qëllimit, Meta deklaroi se ëndrra e Edi Ramës për të ekzekutuar pluralizmin politik është varrosur njëherë e përgjithmonë.
“Pa asnjë diskutim (u arrit qëllimi). Ëndrra e Edi Ramës për të ekzekutuar pluralizmin politik është varrosur njëherë e përgjithmonë. Së shpejti triumfi i demokracisë do të jetë vendimtar”, u shpreh ai.