Nuk e ‘konceptoni’ dot jetën tuaj pa muzikë?! Flasin ekspertët!

Ndoshta ju vetë jo, por me siguri keni në rrethin tuaj shoqëror miq që “lënë kokën” pas muzikës dhe e kanë të pamundur të rrinë në një ambient ku mbizotëron qetësia.

Sipas ekspertëve, zhurma në sfond shërben si shpërqendrim. Kjo është një mënyrë e efektshme, ku ne mbushim kapacitetin tonë të vëmendjes deri në maksimum me stimuj të tjerë, në përpjekje për të mos pasur më burime rezervë për gjërat që po përpiqemi të shmangim dhe të mos mendojmë.

Nëse kjo funksionon, njerëzit do të vijojnë ta bëjnë në mënyrë konstante për t’u ndierë mirë. Kur shpërqendrimi stopon për një moment, njerëzit ndiejnë emocionet negative dhe të pakëndshme të lindin sërish brenda tyre. A mund të bëhet ky zakon i pashëndetshëm në ndonjë pikë?

Zhurmat në sfond është mënyrë shumë e mirë për të menaxhuar emocionet. Nëse ndiheni i mbingarkuar apo i lodhur në ambientin e punës, ju nuk do të donit të qanit, prandaj është e nevojshme të dëgjoni dhe të keni diçka që ju shpërqendron.

Gjithsesi, ju nuk do të donit ta ekzagjeronit me shpërqendrimin tuaj, sepse si pasojë, në një moment të dytë do të përballeni me ankthin dhe mendimet që jeni përpjekur të shmangni. Sipas ekspertëve, shpërqendrimi duhet përdorur qëllimisht dhe me masë. Për t’u shpërqendruar mjafton të nisni një aktivitet që ju e shijoni, të reduktoni kafenë apo të praktikoni frymëmarrjen e thellë. Është e nevojshmë të përballemi me emocionet negative dhe jo të arratisemi prej tyre sepse kjo gjë vetëm sa e shton stresin.

Rikujtojmë, se për duart e qëndrueshme të kirurgut nevojitet një muzikë e mirë në sallën e operacionit. Sipas një studimi të ri të publikuar, jo vetëm që rrit performancën e kirurgut dëgjimi i muzikës por dhe lloji i saj, ku zhanri i rokut të fortë ka ndikimin më të mirë.

Studimi i bërë nga shkencëtarët e Universitetit gjerman të Heidelberg kanë testuar kirurgë gjatë një procedurë laparoskopike, duke dëgjuar hitet e grupit AC/DC dhe rezultatet treguan se hard rock ka një ndikim të madh qoftë në saktësi dhe në shpejtësinë e punës së kirurgut, veçanërisht kur luhet me zë të lartë.