“Nuk do nxirret asnjë lek nga buxheti”, Vasili për deklaratat e Ramës mbi Portin e Durrësit: Aferë që kalon 5 miliard euro pastrim parash. Mashtrimi mafioz i Edi Ramës…

“Nuk do nxirret asnjë lek nga buxheti”, Vasili për deklaratat e Ramës mbi Portin e Durrësit: Aferë që kalon 5 miliard euro pastrim parash. Mashtrimi mafioz i Edi Ramës…

Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar se afera e Portit të Durrësit i kalon 5 mld euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se kryeministri Rama ka deklaruar se  nga buxheti i shtetit nuk do të dalë asnjë qindarkë, por se një deklaratë e tillë sipas Vasilit është mashtrim.

Postimi i plotë:

SKANDALI.Ja mashtrimi mafioz i Edi Rames per Portin e Durresit!((VIDEO).

Mashtruesi Edi Rama thote me zë dhe figurë se : ” nuk do te nxjerre asnje kokerr leku nga buxheti i shtetit zero”, per Portin e Durresit.

Po 220 milion euro taksa te falura nuk jane pjese e buxhetit te shtetit

Po 820 mije metra katror qe kushtojne qindra milion euro a nuk jane pjese e buxhetit te shtetit

Po fondi per shpronesimet a nuk do merret nga buxheti i shtetit

Po 1 miliard e kusur euro per te ndertuar portin e ri te mallrave nuk do merren nga buxheti i shtetit

Ketyre mashtrimeve u shtohen edhe 12 mije vendet e punes ne Portin e Durresit, po aq sa genjente dikur per Aeroportin e Kukesit.Se ky genjen njelloj paturpesisht vetem 12 mije vende pune thote gjithmone.

Kurse 2 miliard euro qe do vinin menjehere ky ishte mashtrime edhe më ordiner.

Vetem 3.4% do japin keta, pra 65 milion euro, aq sa i kane dhjetra biznesmene ne Shqiperi.

Ndersa eurot e tjerat jane rrumpallhone, shit apartamente e ver nje radhe tulla, njelloj si ne fillimet e pluralizmit, qe kush kapte ndonje terren i shiste apartamentet qe ne grope dhe pastaj avash avash merr leke e ngri mdonje kat.

Shiheni VIDEON dhe kuptoni gjithshka per kete afere qe kalon 5 miliard euro pastrim parash

Lajme.online