Nga favela, në Botëror, historia e “yllit” brazilian: Kam shkelur mbi kufoma, topi më shpëtoi

Antony, sulmuesi për të cilin Manchester United pagoi 100 milionë euro në arkat e Ajaxit dhe që synon të jetë pjesë e formacionit titullar të Brazilit në Botëror, ka shpjeguar për “The Players’ Tribune” se ka pasur një fëmijërinë shumë të vështirë dhe dramatike në favelën (lagje e të varfërve në Brazil) “Inferninho” në Sao Paulo, i rrethuar nga kriminelë, gangsterë dhe trafikantë droge.

“Unë kam lindur në ferr. Kjo nuk është shaka. Jam rritur duke shkelur edhe mbi kufoma. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, favela ku u rrita në Sao Paulo quhet në të vërtetë “Inferninho” (ferr i vogël). Nëse vërtet dëshironi të më kuptoni si person, atëherë duhet të kuptosh se nga vij unë. Historia ime. Rrënjët e mia. Inferninho”, shkruan Antony Matheus dos Santos në  “Djali nga ferri”.

Më tej ai shpjegon:

“Ne ishim mësuar të shihnin armë pa fund, aq sa nuk kishim më frikë. Ishin pjesë e përditshmërisë. Ne kishim më shumë frikë se mos na thyente derën policia. Një herë ata hynë në shtëpinë tonë duke kërkuar dikë dhe vrapuan duke bërtitur. Nuk mundën të gjenin asgjë, sigurisht. Por kur je kaq i ri, ato momente të mbeten në kujtesë”, thotë braziliani 22-vjeçar, i cili deri në moshën 18-vjeçare vazhdonte të flinte në të njëjti shtrat me babanë e tij.

“Ylli” i Manchester United shpjegon se si futbolli e ndihmoi të mbijetonte:

“Gjithmonë them se kam qenë shumë me fat si fëmijë. Jam rritur në vendin e gabuar, por me njerëzit e duhur. Më është dhënë një dhuratë nga perëndia. Topi ishte shpëtimtari im. Dashuria ime nga djepi.”/ Super Sport