“Nëse kompania dështon, s’i kërkon dot asnjë cent mbrapsht”, Adriatik Lapaj: Të kesh portin të hapur dhe qytetarët të mos lahen në plazhet e tyre! Për 35 vjet…

“Nëse kompania dështon, s’i kërkon dot asnjë cent mbrapsht”, Adriatik Lapaj: Të kesh portin të hapur dhe qytetarët të mos lahen në plazhet e tyre! Për 35 vjet…

Lapaj

Në emisionin “Open” në News24 analisti Adriatik Lapaj, ndërsa ka folur për projektin për Portin e Durrësit, tha se nuk ka asjgë kundër zhvillimit, por sipas tij për çështjen në fjalë ka mungesë transparence.

“Zona duhet zhvilluar. Porti i jahteve është i nevojshëm madje duhet më i madh. Por shteti nuk e prodhon paranë duke prerë letër por edhe duke hyrë në marrëdhënie biznesi…Por deri këtu nuk ka problem…Në parim nuk kam gjë kundër jam pro zhvillimit. Por shoqëria në fjalë është Sh.a (Shkohet në përgjegjësi deri në kufijtë e kapitalit. pra nëse dështon nuk shkon do t’i kërkosh asnjë cent. Le ta dimë emrin kush e ka edhe Bill Gates të jetë nuk i prek dot asnjë cent. 33  mln lekë të vjetra kapitali fillestar.

Shteti shqiptar duhet që shoqërinë me të cilën hyn në marrëdhënie ta ketë të shëndoshë…Me 35 mln lekë e bëj unë bëj dy shoke e bëhet, por puna është po dështojë?  Problemi është sa e shëndoshë është shoqëria që hyn në investim. Në momentin që të dështon zhvillimi, kush do ti paguajë lekët që projekti të shkojë në fund. Për 35 vitet e para qytetarët e Durrësit nuk do të shkojnë dot. Por si mundet që të heqësh portin për ta hapur për qytetin dhe qyteti të mos lahet dot në plazhet e veta është 80 hektar, si mundet more…!?”, tha ai.

Lajme.online