Ndodh sërish! Vidhet kisha e Shën Sotirit në Korçë, autorët grabisin konizmën (VIDEO)

Ndodh sërish! Vidhet kisha e Shën Sotirit në Korçë, autorët grabisin konizmën (VIDEO)

Vidhet Kisha5

Vidhet sërish kisha e Shën Sotirit në Korçë.

Mëngjesin e kësaj të marte është vjedhur konizma e kishës, e cila ndodhet në Bulevardin Republika.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb, duke iu referuar burimeve policore se persona ende të paidentifikuar e kanë vjedhur për të disatën herë arkën e dhurimeve nga besimtarët e Korçës.

Policia është duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale për vënien para përgjegjësive personat të cilët aktualisht janë të paidentifikuar.

Sipas Mitropolisë së Korçës ajo që i shqetëson më tepër është dhunimi i objekteve të kultit se sa vjedhja ndërkohë që kërkojnë nga ana e policisë kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.11.2022, rreth orës 07:30, në bulevardin “Republika”, Korçë, dyshohet se është vjedhur një shumë e vogël parash, në një objekt kulti (kishë).

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajme.online