Ndërron jetë aktori 89 vjeçar John Aniston, Jennifer i bën dedikimin e veçantë!

Aktori veteran John Aniston, babai i aktores Jennifer Aniston, ndërroi jetë të premten në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë Aniston përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi disa fjalë prekëse për babain e ndjerë. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së tij.

“Babai im i ëmbël…John Anthony Aniston”, shkroi Jennifer krahas disa fotografive me të atin. “Ti ishte një nga njerëzit më të bukur që kam njohur ndonjëherë. Jam shumë mirënjohëse që u ngjite në qiell në paqe – dhe pa dhimbje. Dhe më 11/11. Gjithmonë keni pasur kohën e përsosur.

Ky numër do të ketë përgjithmonë një kuptim edhe më të madh për mua tani. Unë do të të dua deri në fund të kohës.”, ka shkruar aktorja.

John Aniston  u bë i njohur për portretizimin e Victor Kiriakis në ‘Days of Our Lives’ duke filluar nga viti 1985.