Mjeshtri i hekurit në Korçë, trashëgimtari i fundit i kovaçëve

Trokitja e këtij Cekani dëgjohet prej 120 vitesh në pazarin e Korçës. Pëllumb Kovaci është trashëgimtari i fundit i kovacëve në Korçë që ruan mbiemrin dhe zanatin e disa brezave të familjes së tij.

Sot afër të 70-tave ai përpiqet të mbajë gjallë dyqanin dhe profesionin e trashëguar nga të parët në zonën e pazarit të Korçës. Thotë se pasionin për këtë zanat e ka si në ditën e parë, kur ishte 14 vjeç.

“E kam filluar që në fëmijëri.  E kam pasur shume qejf. E kemi të trashëguar nga babai, gjyshi strëgjyshi.  Në periudhën e komuzimit kovacan nëpër ndërmarrje. Dyqanin e kam trashguar nga gjyshi. Ai ia la babai.  Me këtë profesion do vazhdoj.”

Sot nga kovaçana të ardhurat janë fare të pakta. Për këtë arsye fëmijët e Pëllumbit nuk e trashëguan këtë profesion.

“Dëshira ime është të vazhdonte me tutje. Djemtë e mi se duan. Kjo pune duhet te te hyje ne qejf që në fëmijëri, por në kohën e komunizmit nuk mund ta mbaje një fëmijë në ndërmarje të mësnte. Tani kane profesione të ndryshme.”

Kovaçët çdo ditë e më tepër po i largohen këtij zanati, që dikur ka qenë baza e prodhimit të veglave bujqësore.

“Kryesisht veglat bujqësore te fshatarëve. Çjanë vegla bujqësore këtu vijnë.”

“Më përpara i krijon vete veglat, ndersa sot i ben fabrika. Ketu vijne vetem per riparime. Blelin, shaten, preshajken. Pune ka, por nuk eshte me volum. Eshte pune e vogël, jo shumë e voltishme për ekonomi.”

Punishtja e familjes Kovaçi eshte hapur në vitet 1900, kohë në të cilën është ndërtuar pazari i Korçës nga Ilias Bej Mirahori.

Kjo punishte qe as me shume e as me pak, eshte nje kovaçane, eshte nderuar ne hyrje te pazarit, aty ku ishte planifikuar te vendosej vargu i dyqaneve te zanaçinjëve. Punishtja artizane ne Korçë, qe daton qe me ndertimin e pazarit, eshte nje Kovacane.