Meta e sfidon hapur, kërkon përballje me Ramën: Ma sillni në studio!

Meta e sfidon hapur, kërkon përballje me Ramën: Ma sillni në studio!

Rama Meta 1

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka hapur sfidë kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar një përballje televizive me të.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta tha se kryeministrin mund t’ia sjellin në studio, ku t’i tregonte me fakte dhe argumente aferat korruptive.

“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë. Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumente”, theksoi ai.

Lajme.online