Me foton e personazhit të famshëm të filmave vizatimorë/ Policia gjermane sekuestron më shumë se 4 kg kokainë, kanabis e para cash, arrestohet shqiptari

Me foton e personazhit të famshëm të filmave vizatimorë/ Policia gjermane sekuestron më shumë se 4 kg kokainë, kanabis e para cash, arrestohet shqiptari

Kokaine

Të enjten, hetuesit gjermanë kapën më shumë se katër kilogramë kokainë të fshehur në një makinë që drejtohej nga një shqiptar.

Sipas raportit të policisë, oficerët e policisë kontrolluan makinën e një 26-vjeçari nga North Rhine-Westphalia në një parking për udhëtarët në A3 pranë Beratzhausen. Oficerët gjetën në makinë rreth 4.4 kilogramë kokainë. Një pjesë e drogës kishte mbi paketim foton e Daffy Duck, një personazh vizatimor i animuar i shfaqur në seri vizatimesh si Looney Tunes dhe Merrie Melodies.

Më pas policia gjermane arrestoi shqiptarin dhe kontrolluan shtëpinë e tij.

Kokaine
Kokaine

Aty gjetën më shumë kokainë dhe marijuanë dhe para cash në një shumë pesëshifrore në euro. Prokuroria publikoi kërkesën në gjykatën e rrethit për një urdhër-arresti për dyshimin e fortë të trafikut të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.