“Marrëdhënia me PD, besimi jo pabesie si para 25 prillit”, Tedi Blushi: 80 përqind e shqiptarëve duan ndryshimin. Nëse Rama është aq i çmendur sa të vjedhë votat më 14 maj…

“Marrëdhënia me PD, besimi jo pabesie si para 25 prillit”, Tedi Blushi: 80 përqind e shqiptarëve duan ndryshimin. Nëse Rama është aq i çmendur sa të vjedhë votat më 14 maj…

Tedi Blushi 1

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 ka deklaruar se opozita është e bashkuar dhe se marrëdhëniet mes PD dhe PL janë marrëdhënie besimi e jo pabesie siç kanë qenë para 25 prillit.

Ai u shpreh se opozita është më e fortë se kurrë ndërsa shtoi se aleanca më e madhe është ajo me popullin.

“Marrëveshja ka shuar propagandën e rreme të Ramës që përpiqet të bëjë diversion. Opozita është e bashkuar.
Kemi një marrëveshje për bashkëpunim mes Metës e Berishës.
Marrëdhënie besimi e jo pabesie siç kanë qenë më parë para 25 prillit.
Kemi në krye të PD një kryetar të zgjedhur nga demokratët.
Opozita më e fortë se kurrë se është veçse në aleancë mes vetes, është edhe me popullin shqiptar. Asnjë nga protestuesit nuk ishte aty për Berishën apo Metën”, tha ai.

Blushi foli edhe në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit dhe daljen me një kandidat të përbashkët nga opozita.
Ai u shpreh se kjo është mënyra e vetme për të maksimizuar votat. ndërsa u shpreh se kryeministri Rama nuk do të lejohet të vjedhë sërish votat.

“Mënyra e duhur dhe e vetme për të mos humbur asnjë botë. Kemi përballë një regjim që mbahet gjallë me banda krim e vjedhje votash.
Mekanizmi i vjedhjes së votës është në dorë të Ramës.
Ishte Rama, Gjiknuri, Manja që dolën në dosjen e Dibrës.
Nëse Rama mendon se mund të vjedhë votat e qindra mijëra shqiptarëve që ishin në shesh në 12 nëntor duhet të ketë guxim të madh. 80 përqind e shqiptarëve duan ndryshimin.
Duhet të jetë i çmendur sa të mendojë që mund të ndodhë sërish kjo gjë, është guxim i tepërt e do ta lëmë të flasë vetë me popullin”, tha Blushi.

Lajme.online