Luftë për ushqim! Blerësit në markete grinden për artikujt në ulje ndërsa kostoja e jetesës rritet (Video)

Një video ku disa persona grinden në një supermarket të Anglisë për artikujt me ulje dhe të reduktuar në një supermarket është bërë virale.

Klientët kapnin dhe shtynin njëri-tjetrin përpara fëmijëve teksa përpiqeshin të gjenin artikuj të reduktuara dhe në ofertë, ndërsa kostoja e jetesës është në krizë.

Një anëtar i stafit iu desh të largohej nga rruga me shpejtësi ndërsa korridori ra në kaos.

Një përdorues i TikTok shkroi: “Në Tesco pranë meje ata vendosën një pengesë të madhe të verdhë për sigurinë e stafit derisa seksioni i reduktuar të mbaronte, është çmenduri që ata duhet ta bëjnë këtë!”

Barrierat në Tesco janë opsionale dhe përdoren sipas gjykimit të një dyqani për t’u siguruar që stafi të ketë hapësirë të mjaftueshme për të punuar ndërsa aplikojnë zbritje.

Kjo situatë ndodh në mes të një prej krizave më të këqija të kostos së jetesës në dekada, e cila ka parë rritje të çmimeve të ushqimit, benzinës, faturave të energjisë, qirave dhe hipotekave.

@bordzsi91 Hunger games in tesco #tesco #hungergames #fy #fyp #foryou #foryoupage #tiktok #viral #shopping #clubcard #shopping #candycrush10 #tescosfinest #savemoney ♬ eredeti hang – Bordzsi