Lezhë, përmbytja vazhdon! Fusha e Torovicës është nën ujë. Shumë shtëpi të rrethuara

Prej katër ditësh janë të përmbyta në e bashkinë e Lezhës janë në ujë rreth 1300 ha toke, ku në Zojz situata është me problematike, aty ku shumë banesa janë të rrethuara nga uji.

Banorët shprehen se më shumë dëme janë shkaktuar në bujqësi dhe në sallat e bagëtive.

Traktori ishte i vetmi që bëri te mundur kalimin ne anën tjetër për të kuptuar situatën e këtyre banorëve, në ish kampin në Torovicë.

Rruga është totalisht e mbuluar nga uji ku janë izoluar të paktën 30 familje.