“Kush fshihet pas 60%?”, Kikia për Portin e Durrësit: Prona më e madhe publike në 30 vite që shteti po dhuron

“Kush fshihet pas 60%?”, Kikia për Portin e Durrësit: Prona më e madhe publike në 30 vite që shteti po dhuron

Kikia

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Open” foli për projektin e Portit të Durrësit. Gjatë bisedës në studio Kika u shpreh se investitorit po i jepet toka falas, duke theksuar se shqiptarët kanë nevojë për më shumë transparencë.

“Në Shqipëri mungon një port Jahtesh. Mendoj që pyetja e parë është a ja vlen apo jo? thënë në vija të trasha, mendoj që po dhe në kushte nuk ka infrastrukturë hekurudhore portit i duhet patjetër një linjë hekurudhorë, Shqipërisë padyshim që i duhet një port jahtesh. Por çfarë do të bëhet me atë që është tashme Porti i Durrësit? Këto janë si stadiumet me kullë, teatrit me dy kulla, kinemasë me kullë dhe kemi të bëjmë me një por jahtesh bashkë me një qytet të ri dhe kuptojmë që është garniture dhe ka një lagje të madhe banimi, luksoze. Por kush po investon dhe sa po investon? Ardhja e arabit të pasur Alabbar nuk më entuziazmon edhe Donald Tramp të vinte të investonte…Pra nëse ky araba, investitor i nivelit ndërkombëtar do të vinte me një thes me para e do thoshte kam 2 mld euro që do investoj do punësoj 2 mijë njerëz. Por jo po merr një truall falas nga shteti shqiptar dhe nuk kam nevojë për ekonomisë për të kuptuar mashtrimin. Mungesa e transparencës për të kuptuar kush fshihet, këtë kemi të drejtë të dimë sepse historia e offshorëve të regjistruar në ishujt britanik apo u dreqin janë , nuk ishin  askund…Shqiptarët duhet të dinë kush po merr tokën falas për të bërë biznes me një pasuri kombëtarë. Prona më e madhe publike në 30 vite që shteti po nxjerr nga inventari i tij, jo për ta shitur por për ta dhuruar”, ka thënë Kikia,.

Lajme.online