Kultivonin bimë narkotike, gjykata e Fierit lë në burg 6 persona, mes tyre edhe 2 efektivë  

Kultivonin bimë narkotike, gjykata e Fierit lë në burg 6 persona, mes tyre edhe 2 efektivë  

Policia Naten 1

Gjykata e Fierit ka caktuar masën arrest me burg për Spartak Gjicali, oficer krimesh, Roland Ndreko, polic i zonës, Sejdi Genica, Vezir Genica, po ashtu arrest me burg edhe për Fatmir Qelia dhe Elez Qelia, të shpallur në kërkim.

Personat në fjalë akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Kujtojmë se më 20 korrik të këtij viti, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.