Kokaina në plehun kimik/ Media malazeze: Zyrtarët doganorë nuk e përcaktuan dot, ekspertët në Mal të Zi konstatuan përbërjen kimike

Kokaina në plehun kimik/ Media malazeze: Zyrtarët doganorë nuk e përcaktuan dot, ekspertët në Mal të Zi konstatuan përbërjen kimike

5452226 Img648ae7cec25412e7eb8a42f2991689f8v Ls S

Mediat malazeze kanë raportuar për drogën e kapur në Frakull të Fierit pas një bashkëpunimi mes dy vendeve si dhe DEA-n amerikane.

Sipas Vijesti, administrata e policisë njoftoi për operacionin, ku u sekuestruan 430 kilogramë kokainë, duke thënë se në Shqipëri janë arrestuar dhjetë shtetas.

Vlera e drogës së konfiskuar është rreth 40 milionë euro, si dhe janë konfiskuar armë, tre automjete dhe rreth 20 mijë euro. Duke kërkuar ende për më shumë njerëz.

Ata thanë se me veprimin e përbashkët të zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me zyrtarët policorë të Shqipërisë dhe koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit të Malit të Zi dhe Prokurorinë e Shtetit kompetente të Shqipërisë, pas disa muajve hetime, është finalizuar operacioni me emrin e koduar “Port” në Mal të Zi, dhe me emrin e koduar “Consistency” në Shqipëri.

“Punonjësit e policisë, duke marrë masa dhe veprime brenda juridiksionit të tyre, si dhe me aplikimin e masave të vëzhgimit sekret në lidhje me objektin, së bashku me kolegët e tyre shqiptarë, kanë kryer hetimet dhe në territorin e Republikës të Shqipërisë janë sekuestruar rreth 430 kilogramë lëndë narkotike kokainë, me vlerë rrugore rreth 40 milionë euro. Gjithashtu, me këtë rast janë konfiskuar edhe disa armë (tre pistoleta, tre automatikë dhe një sasi e madhe municionesh të kalibrave të ndryshëm) , tre automjete dhe rreth 20 mijë euro”, njofton policia.

Ata shpjeguan se më 7 korrik të këtij viti, në Portin e Barit (Tivarit) nga porti i Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino” është dorëzuar një kontejner me pleh organik i shpërndarë në 20 paleta. Ngarkesa në fjalë ishte në tranzit përmes Malit të Zi, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.

“Në bazë të autoritetit të tyre doganor, zyrtarët e Drejtorisë së të hyrave dhe doganave kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet në dispozicion, për të cilat kanë njoftuar zyrtarët e Administratës së Policisë.

“Pas konstatimit të përbërjes kimike nga Qendra e Mjekësisë Ligjore, zyrtarët e administratës policore në bashkëpunim me zyrtarët policorë të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me prokurorin e shtetit të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe prokurorin kompetent të Republikës së Shqipërisë, ka kryer masën e përgjimit sekret – monitorim i transportit dhe dorëzimit të sendeve kriminale (dorëzimi i kontrolluar)”.

“Dje, ky aktivitet me pjesëmarrjen aktive të pjesëtarëve të policisë malazeze ka rezultuar me konfiskimin e 595 thasëve me plehra organike, të cilat dyshohet se përmbajnë rreth 430 kilogramë lëndë narkotike kokainë, si dhe janë arrestuar dhjetë persona në territorin e Shqipërisë, ndërsa një numër i caktuar personash është ende në kërkim”, thuhet në njoftimin e administratës së policisë.