“Kjo është krijuar kur hanin biftek te Nusr-et në 2021”, deputeti i PD: Porti i Durrësit strategjik, BE ka tërhequr vëmendjen për të

“Kjo është krijuar kur hanin biftek te Nusr-et në 2021”, deputeti i PD: Porti i Durrësit strategjik, BE ka tërhequr vëmendjen për të

Spaho 6

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 ka folur mbi projektin e portit të Durrësit ndërsa deklaroi më tej se shteti i ka dhënë investitorit të portit 820 mijë metra katrorë tokë falas, 2 taksa dhe shpronësimet që sipas tij do paguhen nga shteti.

Spaho tha më tej se të përfshirë në projektin e portit janë të përfshirë vëllezërit Karriç që sipas tij kanë lidhje me diktatorin bjellorus Lukashenko, ndërsa tha se investimi nuk vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai tha po ashtu se qeveria e shet projektin si interesant, ndërsa për të Bashkimi Evropian ka tërhequr vëmendjen ashtu edhe për çështjet e pasaportave të arta, legalizimin e kanabisit dhe amnistinë fiskale.

“Porti i ri do rreth 2 miliardë euro që të ndërtohet, do e japë me koncesion dhe koncesionari do ngarkojë taksë mbi çdo mall që do pasqyrihet te qytetarët shqiptarë. Nuk do e ndërtojë kompania që do ndërtojë portin e ri. Tokën 820 mijë metra katrorë e ka dhënë falas, dividendi që fitojmë ne është 200 milionë euro dhe dy hotele. Shteti ka falur 2 taksa, atë për infrastrukturën dhe atë të banesave sociale. Vlerësohet deri në 300 milionë euro, shteti i ka falur dhe shpronësimet që do paguhen nga buxheti. Ky është një biznes për të fituar këta. Qeveria është të 60-%-ëshi. Pse nuk e nxjerrin kush janë investitorët e tjerë, kjo është krijuar në 2021-shin kur hanin biftekët e Nusr-etit.

Ky Alabbari ka blerë gjithë investimet e vëllezërve Karriç të lidhura me Lukashenkon, pse, sepse atij iu vunë sanksionet. Këta janë brenda te 60%-ëshi. Këtu nuk paskemi një investim nga Emiratet e Bashkuara. Qeveria ka për detyrë transparencën, ne po japim portin falas, po e zhvendosim portin e Durrësit që nuk e dimë sa do zgjasë. Këta 12 mijë të punësuar, që do jenë 12 apo 2 do e shohim. Në 3D është shumë e bukur kjo, por nuk kemi nevojë për kartona këtu. Përjashtimi nga taksat është anti-kushtetues, nuk e lejon kushtetuta këtë përjashtim, që zë 7% të kostos së ndërtimit.

Qeveria e shet projektin si interesant, e kemi parë në Tiranë pjesën e gjelbër që nuk ka mbetur gjelbërim dhe ka vetëm kulla. Kështu do bëhet edhe Durrësi duke u kthyer i njëjtë me TIranën. Porti i Durrësit është strategjik për Europën, kanë tërhequr vëmendjen edhe BE për portin e Durrësit, kanabsiin dhe amnisitnë dhe pasaportat e arta janë në kundërshtim. Pse nuk ndërton hotele për turistët ky po ndërton apartamente për t’I bllerë kushdo. Duke ditur që kapaciteti blerës këtu ëstë I limituar kanë skemën sit ë gjejnë belrësit udke dhënë pasaportat e arta të huajve”, tha Spaho.