Kina vlerëson qëndrimin ‘racional’ të Rusisë ndaj luftës bërthamore

Nëse ka ndonjë dallim midis Kinës dhe Rusisë në samit, ato nuk janë të dukshme në rrëfimin e Pekinit për bisedimet midis ministrave të jashtëm të dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se pozicioni i Rusisë se “një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë” tregoi “qëndrimin racional dhe të përgjegjshëm të Rusisë”, sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinha.

Wang i tha homologut të tij rus Sergei Lavrov se Kina ishte e kënaqur të shihte se Rusia sinjalizonte gatishmërinë e saj për t’u përfshirë në dialog mbi Ukrainën dhe për të rënë dakord për të rifilluar marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi.

“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të çuar përpara shkëmbimet dhe komunikimin e tyre të nivelit të lartë në fusha të ndryshme, për të thelluar bashkëpunimin praktik dypalësh dhe për të lehtësuar shkëmbimet e personelit,” citohet të ketë thënë Wang.